Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Athinë, pasi në banesën e tyre u gjend një sasi kokaine mbi 1 kilogram, përzierës droge, si dhe një shumë mbi 12 mijë euro e fshehur në mur pas ikonës së Shën Mërisë.

 

Forcat e antitrafikut arrestuan çiftin shqiptar 44 vjecarin dhe gruan e tij 33 vjeçare, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Policia greke prej kohësh kishte informacione për çiftin.

 

Një nga efektivët e policisë ka hequr ikonën dhe aty  ka zbuluar sasinë e kokainës, mbi 4 kg lëndë për përzierës kokaine, 1 kg përzierës për heroine, si dhe shumën e parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *