Arrestohet ne Tiranë Nelson Hysa, boksier i klubit sportiv “Vllaznia”. Operacioni per kapjen e tij u bë në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.

Kapja e tij mengjesin e kësaj të shtune u be mbi bazen e nje vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg” për  35 vjecarin i cili eshte jo pak i njohur ne Shkoder e me gjere pasi prej vitesh eshte pjese e boksit profesionist ne vendin tone.

Nelson Hysa, 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar   mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.

Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMW Seria 3”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *