Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të hënë deputetin Dardan Molliqaj, i cili është bashkëshorti i Besa Shahinit, ministres së Arsimit.

 

Sipas Partisë Socialdemokrate ndalimi i tij është bërë në banesë, me arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

 

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”.

 

Ndërkohë që Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj, ndërsa i cilësojnë të papranueshme veprimet e policisë.

 

“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *