Arrestohet autori i dyshuar i sulmit të të martës në metronë e New York-ut, ku u plagosën 10 persona.

 

Sipas policisë, Frank James, 62 vjeç, shpërtheu dy granata dhe hapi zjarr me një pistoletë në një stacion të Bruklinit.

 

Ai u kap nga policia teksa po ecte në rrugët e Manhatanit.

 

62-vjeçari, në llogaritë e tij në rrjete sociale kritikonte Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur një vend racist dhe të mbushur me dhunë, ndërsa përdorte një gjuhë ofenduese  veçanërisht ndaj kryetarit të bashkisë së New Jork-ut, Eric Adams.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *