Pas gati 2 muajsh në arrati, policia gjermane në bashkëpunim dhe me atë shqiptare bënë të mundur arrestimin e Arber Cekajt pronarin e kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e së cilës u gjet sasia rekord prej  613 kilogramësh kokainë.

 

Operacioni për kapjen e Cekajt u bë në një provincë të Dyseldorfit aty ku dhe 38-vjecari fshihej në një banesë.

 

Tashmë priten vetëm procedurat e ekstradimit, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg në mungesë për pronarin e “Arbri Garden”, e cila si aktivitet kryesor kishte importin e bananeve.

 

Sasia rekord e kokainës u sekuestrua në fund të shkurtit,  pasi hetimi doganor dyshonte se kontenieri që transportonte bananet kishte fund të dyfishtë.

 

Policia la që transporti të bëhej deri në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas aty ku dhe ndërhyri pasi sipas saj mund të rrezikohej prishja e provave.

 

Kokaina ishte futur në qese unike dhe me kode të ndryshme, çka sipas Prokurorisë shton dyshimet se pas saj fshihen më shumë se 10 porositës.

 

Ngarkesa me vlerë 180 milionë euro është më e madhja e kapur në Shqipëri, ndërsa në burg qëndrojnë administrator i firmës Donald Lushaj dhe shoferi i kontenierit Armand Pezaku.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *