E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet Arben Frroku në Holandë

Arben Frroku i dënuar me burgim te përjetshëm per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, arrestohet ne Holandë. Frroku është kapur nga policia me dokumenta greke,  te falsifikuara dhe mbante identitetin e rreme Renato Xepa. Ai është arrestuar per llogari te drejtësisë shqiptare. Ne 2013 Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve te Renda, ndërsa Prokuroria e apeloi vendimin. Por pak dite para se Apeli te jepte vendimin per burgim te përjetshëm, Frroku u largua jashtë vendit. Ai u shpall ne kërkim ndërkombëtar. Tashme pas arrestimit  ne Holandë, policia e shtetit deklaron se ka nisur procedurat per ekstradimin e Arben Frrokut.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë