Një shqiptar 37-vjeçar i njohur në Holandë me nofkën “Akili” është arrestuar policia.

 

37 vjeçari u arrestua pasi akuzohet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën, sipas policisë, e drejtonte nga Amsterdami.

 

Shqiptari, emri i vëtetë i të cilit është Xhevdet Plaku, kishte plot 25 identitete të ndryshme, bëjnë me dije mediat holandeze.

 

Polica holandeze thotë se grupi kriminal pakove të drogës që transportonte u vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Ata e pagëzonin mallin si markat e njohura të modës apo të luksit.

 

“Hermes” titullohej kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

 

Shqiptari që importonte tonelata droge nga Holanda e Belgjika në Brescia, u tradhtua nga përgjimet. Në pranga kanë përfunduar 56 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *