Subscribe

Ka marrë fund arratia e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Ky i fundit është arrestuar më datën 10 dhjetor në Romë, por këtë të hënë janë vendosur zyrtarisht në dijeni edhe institucionet shqiptare.

 

Ndër të tjera mësohet se Llalla ka kërkuar strehim politik në Itali. I konsideruar si peshku i madh i kapur nga drejtësia, Llalla u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë. Ai është zyrtari i parë i këtij niveli cili është dënuar me burg në Shqipëri. Gjithashtu ai është përjashtuar per 5 vjet nga postet publike si dhe i janë konfiskuar disa pasuri.

 

Pala italiane i ka përcjellë SPAK dokumentacionin e duhur për arrestimin. Më pas Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar dosjen e Llallës pranë ministrisë së Drejtësisë, ku është bërë gati dhe kërkesa për ekstradim.

 

Adriatik Llalla u zgjodh në krye të organit të akuzës në vitin 2012. Hetimi ndaj tij fillimisht u regjistruan nga prokuroria e Durrësit nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në SPAK ku gjykata vendosi sekuestrimin e disa pronave.

 

Nga ana tjetër, akuzat e SPAK ranë dhe hetimet u mbyllën për veprën penale mosdeklarimi dhe fshehje të pasurive”, për të cilën ish-kreu i organit qendror të akuzës do të vuajë dënimin me dy vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *