Një 57-vjeçar është vënën në prangat e policisë pai ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.

 

Gjatë ndërhyrjes, burri ka kanosur edhe punonjësit e policisë për shkak të detyrës por ëhstë neutralizuar vetëm pak momente më pas.

 

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit se në rrugën “Sabaudin Gabrani”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar me armë gjahu, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. D., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱”
#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *