E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi pasi kërcënoi gruan e tij! U dërgua në një klinikë psikiatrike, por u arratis

Greqi – Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar në qytetin e Akratës pas denoncimit të gruas së tij 45-vjeçare për dhunë në familje.

Sipas mediave greke, 45-vjeçarja ka telefonuar autoritetet për të denoncuar ngjarjen.

Reklamë

Oficerët e policisë kanë shkuar në shtëpi dhe kanë arrestuar burrin, të cilin e kanë dërguar në klinikën psikiatrike të Spitalit Universitar të Patrës, pasi 45-vjeçarja ka raportuar se burri kërcënoi të hidhej nga çatia.

Megjithatë, 50-vjeçari ka arritur të arratiset nga klinika dhe është në kërkim.

Policia greke ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij janë të sigurt në komisariat./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë