E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari, shpërndante heroinë me biçikletë

Policia e Tiranës arrestoi një 35 vjeçar që shpërndante heroinë me biçikletë në kryeqytet.

 

Operacioni i koduar “Fundjava” çoi ne sekuestrimin e 25 dozave heroinë të destinuara për shpërndarje në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.

 

35-vjeçari i arrestuar rezulton me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Sipas uniformave blu ndalimi i tij u bë në bulevardin e Kasharit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë