E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë që shpërndante kokainë, iu gjet armë në depozitën e ujit

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Reklamë

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi:

  • Një armë zjarri pistoletë, e fshehur në depozitën e ujit;
  • Municion luftarak;
  • Rreth 135 gramë kokainë, e ndarë në doza dhe e gatshme për shitje.

Nga hetimet paraprake rezultoi se i arrestuari e siguronte lëndën narkotike dhe e shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, u dokumentua një tjetër ngjarje: 35-vjeçari kishte goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. I., gjatë një konflikti për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Policia thekson se operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje do të vijojnë pa ndërprerje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë