Policia e Shkodrës arrestoi këtë të martë një 35 vjeçar, ndërsa sekuestroi disa doza kokainë, armë zjarri e municione. Në pranga ra Anton Shpatina, ndërsa nis procedimi në gjendje të lirë për Lorenc koçin, 25 vjeç.

 

Sipas policisë arrestimi i Shaptinës erdhi pas ndjekjes që blutë e Shkodrës i bënë Lorenc Koçit. Ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e 35 vjecarit për të blerë lëndën narkotike. Gjatë kontrollit fizik të 25  vjecarit është gjetur një dozë drogë e llojit kokainë. Ndërsa në banesën e shpatinës, agjentët sekuestruan 11 doza, një armë zjarri, 9 telefona celularë dhe para.

 

Ndërkohë në Dibër policia arrestoi 22 vjeçarin Jorgen Muça, i akuzuar si shpërndarës droge. Sipas uniformave blu i riu kultivonte bimë narkotike dhe me pas drogën e shpërndante në në lokale nate e në ambiente përreth shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *