E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet 32-vjeçari që organizonte lojëra fati në lokal

Policia e Shtetit është vënë në aksion kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Këtë të enjte në pranga ka rënë një 32-vjeçar nga Lushnja. Në lokalin që menaxhonte, ai u kap duke organizuar edhe lojëra fati.

 

Si prova materiale efektivët sekuestruan 3 laptop të markës “HP” me logo si ato të lojrave te fatit, 24  tableta të markës “ Samsung” me logo si ato të lojrave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printera, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë