E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Ai akuzohet se ka goditur një burrë dhe se është përgjegjës për disa vjedhje në afërsi të San Giovanni-t.

28-vjeçari ka qenë në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tjerë kur ka rrahur dhunshëm një burrë. Pas sulmit, i riu i vodhi celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin.

Gjithashtu 28-vjeçarit shqiptar iu gjetën një sasie të madhe hashashi, një peshore precize dhe një shumë parash cash.

I arrestuari do të duhet të përgjigjet përpara sistemit të drejtësisë Iblean për krimet e dyshuara ndaj tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë