E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Ilustrim · Vizion Plus

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali këtë të premte. I riu është kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë.

Arrestimi u bë pas një kontrolli në bordin e një makine në Ponte San Giovanni. 19-vjeçari duke drejtuar mjetin me dritat e fikur ka tërhequr vëmendjen e Policisë duke ngjallur menjëherë dyshime.

Gjatë kontrollit, shqiptari nuk ka mundur të justifikojë bindshëm destinacionin e udhëtimit të tij, duke shfaqur edhe shenja agjitacioni, faktorë që kanë shtyrë Policinë të vijojnë kontrollin e personit dhe mjetit të tij.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën të fshehura në automjet 14 doza kokainë, në total rreth 12 gramë si dhe materiale për paketimin e drogës dhe një shumë prej 2270 eurosh cash, të cilat mendohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.

19-vjeçari përballet me akuzën e posedimit me qëllim tregtimin e drogës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh