Subscribe

Nje operacion antiterrorizëm është zhvilluar ne Romë,  ndërsa karabinierët kanë ndaluar tre terroriste, dy shtetas maqedonas dhe nje iraken. Bëhet fjalë për Vullnet Maqelaran dhe Abdulla Kurtishin të njohur për drejtësinë në Itali e Maqedoni dhe 29 vjecari Firas Barhoumi nga Iraku. Sipas karabinierëve, këta persona po planifikonin sulme ne qendër te Romes. Ndërkohe emrat e tre prej terroristëve te sulmeve të Parisit në nëntor të vitit të kaluar, janë gjetur në radhët e listave të 22 mijë xhihadistëve të shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut. Këto lista, ne te cilat ndodhen emrat e Sami Amimur, Omar Mostefai dhe Foued Agad, te cilët sulmuan teatrin Bataklan, janë siguruar nga shërbimet inteligjente gjermane e britanike. Në to identifikohen me emër e mbiemër të gjithë luftëtarët e rekrutuar nga të paktën 40 shtete.  Ndërkohë ministri i brendshëm gjerman theksoi se me marrjen e këtyre listave lehtësohet puna e shërbimeve inteligjente për të parandaluar hyrjen e këtyre terroristëve në shtetet europaine. Në këto dokumenta prej gjithsej 1700 faqesh, 72% e xhihaditëve janë arab, kryesit tunizian maroken e egjiptian. 25% janë nga Arabia Saudite, ndërsa 3 % janë luftëtarë të rekrutuar nga shtetet europiane dhe Rusia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *