E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Arrestohen tre shqiptarët e bandës së vilave

Këta jane tre pjesëtaret e fundit te nje bande shqiptare grabitësish, qe ishte kthyer ne tmerrin e qytetareve italiane per shkak te metodave te dhunshme qe përdoreshin. Enver Jakimi, Lefter Xheleka dhe Ardit Jakimi përfunduan ne prangat e policisë se vendit fqinj kete te marte. 5 pjesëtaret e tjerë te bandës u arrestuan dhjetorin e kaluar. Përveç kërcënimeve me vdekje, banda famëkeqe përdorte teknika çnjerëzore si shkulje dhembesh te personave qe grabisnin, duke mos kursyer nga torturat edhe te miturit. Banda kryente vjedhje ne vila dhe banesa ne rrethinat e provincës së Napolit.
Sipas dëshmive, më i dhunshmi konsiderohej 49-vjeçari Enver Jakimi. Ata vepronin kryesisht gjate nates me maska, veshje te zeza e te armatosur. Baza e ketij grupi ishte ne nje province te Napolit, ku fshiheshin armet, makinat e vjedhura e të modifikuara dhe sendet e tjera grabitura.

Më shumë video

Reklamë