Subscribe

Pas situatës së paprecedentë të krijuar në aeroportin “Nënë Tereza” një ditë më parë ku u pezulluan të gjitha fluturimet, Policia e Tiranës arrestoi tre prej krontrollorëve.

 

Në pranga përfundoi kreu i Sindikatës Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca, si dhe Muhir Mezini. Ata u ndaluan pasi dyshohet se janë personat që kanë nxitur vendimin për bojkotin e punës.

 

Ndërohë gjatë orëve të mbrëmjes u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe 25 kontrollorë të tjerë të cilët u morën në pyetje lidhur me vendimin ekstrem. Shoqërimet u bënë pas kallëzimit penal të bërë nga kompania “Albcontrol”.

 

Ndërkohë avokati mbrojtës i kontrollorëve e cilësoi hetimin e prokurorisë si të pabazë pasi sipas tij, akuza e ngritur nuk qëndron pasi i referohet vetëm punonjësve të adminsitratës publike.

 

REZART KTHUPI – AVOKAT I KONTROLLORËVE

“Shpërdorimi i detyrës është vepër penale që i referohet ekskluzivisht punonjësve publikë. Do të thotë duhet të jesh punonjës i administratës publike. Në rastin e kontrollorëve të trafikut ajror nuk e di se cili është arsyetimi që bën prokuroria. Albcontrol është sh.a. Është një entitet krejtësisht i pavarur nga shteti shqiptar. Nuk shoh ndonjë funksion publik mbi të cilin të ngrihet kjo akuzë.”

 

Shkak për situatën e paprecedentë të krijuar u bë ulja e pagave të kontrollorëve të trafikut ajëror gjatë periudhës së pandemisë. Kjo pasi fluksi I fluturimeve për vitin që lamë pas ra me 57%, duke bërë që dhe të ardhurat që që paguajnë kompanitë ajrore të bien.

 

Vendimin e kontrollorëve qeveria e cilësoi si një tentative për grusht shteti me prapavijë politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *