E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen tre autorët e dyshuar për zjarrvënie në Vlorë e Sarandë

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet të jenë autorë të zjarreve në disa zona të qytetit bregdetar.

 

Në pranga përfunduan S.Q., 59 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

 

Reklamë

Policia e Vlorës arrestoi edhe I. S., 45 vjeç, banues në Përmet, pasi mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

 

Nga ana tjetër, në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç. Ky i fundit akuzohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë