E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohen “skifterët” e Fierit/ Akuzohen për shumë vjedhje

Tre persona të dyshuar si të përfshirë në një sërë vjedhjesh në zonën e Fierit u arrestuan nga policia mëngjesin e kësaj të mërkure.

 

Operacioni u zhvillua në lagjen “8 shkurti”, aty ku të rinjtë jetonin në një banesë me qira.

 

Reklamë

Vizion Plus ka siguruar pamje nga aksioni i agjentëve të policisë.  Ky është momenti kur tre hajdutët dalin me pranga në duar nga banesa dhe dërgohen drejt komisariatit.

 

Burime bënë të ditur se ata dyshohet se janë autorë të grabitjeve të disa dyqaneve ku kanë arritur të marrin shuma të ndryshme parash, por jo vetëm.

 

Nga ana tjetër hetuesit po këqyrin banesën ku të dyshuarit jetonin prej katër vitesh me qëllim mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e vjedhjeve të tjera që kanë ndodhur në qarkun e Fierit.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë