Rajoni
Arrestohen shqiptarët në Greqi me 18 kg heroinë

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë të moshave 37 dhe 48 vjeç për posedim dhe trafikim të një sasie të konsiderueshme heroine dhe kokaine në rajonin e Atikës.
Policia greke e antitrafikut pas përdorimit të duhur të informacionit, ka kryer identifikimin e shtetasve shqiptarë dhe sasinë e drogës të fshehur në banesën e tyre.
Në total u gjetën dhe u sekuestruan sasi heroine 18 kg e 345 gramë, sasi kokaine 95.8 gramë, pluhur me përbërës kimik të panjohur për falsifikimin e heroinës64kg e 115 gramë, rreth 600 euro, pesë telefona celularë dhe një autoveturë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




