Subscribe

Dy pjesëtar të bandës së Emiljano Shullazit u prangosën kete te enjte nga policia e Tiranës me akuzën e gjobëvënies. Ky është momenti i arrestimit të Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjas, të cilët kishin shkuar në burgun “313”, për të takuar Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin. Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata kishte vendosur më herët masën e sigurisë “arrest në burg” për nipin e Shullazit, Endrit Zela dhe po ashtu për mikun e tij Endrit Qyqja, të dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Sipas akuzës, të prangosurit në bashkëpunim me Emiljano Shullazin e Gilmano Danin dhe Blerim Shullazin, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni të njohur në Tiranë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike, por për efekt të hetimit emri tij nuk është bërë i ditur. Nga hetimet, rezulton se të dyshuarit Zela e Qyqja kanë qenë të pranishëm në disa momente kur Emiljano Shullazi, ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare. Gjithashtu, sipas akuzës, këta persona kanë përfituar shuma financiare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre dhe me porosi të Emiljano Shullazit. Tashme Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, do t’i bashkohen pjesës tjetër të bandës, mbi te cilën rëndojnë të njëjtat vepra penale si edhe kërcënimi i rektorit Mynyr Koni në mesin e muajit prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *