Subscribe

Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi paraqiteshin si punonjës policie me synime grabitjen e shoferëve të linjave, Kamës-Tiranë. Ky është 22-vjeçari Halil Topalli, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes me dhunë” ndërsa ky është Shaban Topalli.

Prangosja e tyre u bë kur dy drejtues mjetesh u paraqitën në Komisariatin Nr. 5 dhe bene kallëzim se, më 18 mars, tre persona të panjohur i kishin ndaluar ata, duke u paraqitur si punonjës policie pa uniformë.

Pas kallëzimit, policia ka mundur të identifikojë makinën e policëve të rremë, tip “Ford”, ndërsa Halil e Shaban Topalli i bënin presion drejtuesve të automjeteve, me qëllimi për t’iu marrë paratë që kishin me vete, por hasën në rezistencën e shoferëve.

Ngjarjet e rënda kriminale gjatë muajve të fundit në vend, kanë pasur si kamuflazh veshjet policore dhe ushtarake. Kjo gjë është parë si një mënyrë e mirë nga keqbërësit, për t’i shpëtuar vëmendjes së dëshmitarëve dhe në të njëjtën kohë edhe ndjekjes së policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *