E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen pesë të rinj në Durrës

Aksionet e Policisë së Durrësit çuan në pranga pesë të rinj këtë të diel. Dy prej tyre janë shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

 

Një 25-vjeçar kërkohej sepse ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7 vjet burg për trafik droge. Kurse një 30-vjeçar kishte 4 muaj burg për të vuajtur për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.

 

Reklamë

Blutë e Durrësit arrestuan edhe dy vëllezër që kundërshtuan forcat e policisë, pas një sherri ku ishin përfshirë. Gjithashtu, u prangos edhe një 25-vjeçar, i cili po drejtonte makinën pa patentë. I riu u përplas edhe me shtyllën elektrike gjatë drejtimit të mjetit dhe për pasojë u plagos pasagjeri.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë