Subscribe

Arrestohen dy të shumëkërkuarit Klement dhe Eldi Çala të cilët akuzohen për super grabitjen e Rinasit, ku në prill të vitit të shkuar moren nen kercenimin e armeve 4.6 milionë euro.

 

Në një operacion ku u përfshine 300 forca policore, vëllezërit Çala u prangosën në një banesë që kishin marrë me qira në zonën e Qerretit.

 

Policia thotë se u sekuestruan armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare si dhe automjete.

 

Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të grabisnin nje sasi te madhe parash qe po transportoheshin me makina te blinduara nga bankat e nivelit të dytë drejt Rinasit.

 

Pas një përplasje me Policinë, gjatë aksionit mbeti i vrarë organizatori kryesor i bandes, Admir Murataj.

 

Pas hetimeve të shumta Policia vendosi në pranga 7 persona përgjegjës për grabitjen dhe në kërkim u shpallën vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët u arrestuan pas 1 viti.

 

Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë bashkëpuntor i tyre, Talo Çela.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *