E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen në Berat dy shtetas të shpallur në kërkim

Gjatë 24-orëve të fundit,Drejtoria Vendore e Policisë  Berat ka prangosur dy shtetas,të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Inspektorët e policisë së Beratit kanë arrestuar shtetasit: S.P.32-vjec,banues në Berat,i shpallur në kërkim për “dhunë në familje”. Ai ishte dënuar në mungesë me 5-muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Në prangat e policisë ka rënë edhe një tjetër person,i shpallur në kërkim për “kanosje”. H.D,57-vjeç,banues në Berat,është prangosur mesditën e sotme nga uniformat blu të Beratit. Ai ka rreth 2-vjet që kanos nëpërmjet telefonit dhe verbalisht shtetasin A.L,banues ne Tirane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë