Subscribe

Dy korçarë që kërkoheshin nga policia u vunë në pranga këtë të premte. Fatmir Çaushllija, 35 vjeç, dhe Endri Risto, 36 vjeç, ishin lënë në arrest me burg nga Gjykata e Korçës për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

 

Hetimet për ta kanë zgjatur dy muaj dhe sipas policisë, ka prova që tregojnë se shpërndanin heroinë e kanabis.

 

Gjithashtu, Policia e Korçës procedoi penalisht shtatë shtetas të tjerë, që dyshohet se blinin heroinë e kapsula metadoni tek dy të arrestuarit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *