Subscribe

Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve u prangosën mbrëmjen e të enjtes të akuzuar për abuzime me tenderat.

 

Arrestimet erdhën pas hetimit që zhvilloi prokuroria e Elbasanit për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan – Gjinar.

 

Prokurorët nisën verifikimet që në 11 prill 2016 pas dëmtimeve që pësoi rruga dhe dyshimeve për vjedhje me fondet.

Hetuesit zbuluan se ish-drejtori e Përgjithshëm i rrugëve në periudhën 2008 – 2013 Andi dhe pasuesi i tij në katër vitet pasuese Dashamir Xhika, kishin shpërdoruar detyrën me fondet e aksit qe lidhte qytetin e Elbasanit me zonen turistike të Gjinarit.

 

I gjithë operacioni i arrestimeve u realizua nën drejtimin e prokurorit të Elbasanit Ardian Nezha. Burimet bëjnë të ditur se në total janë lëshuar 11 fletë arreste për zyrtarë e ish funksionarë, ndërsa po ndiqen penalisht edhe tre subjekte.

 

Dosja ndaj Xhikës dhe Tomes ishte hetuar në fillim prej prokurores Amanda Xhaferri, por i ishte hequr asaj me urdhër te ish drejtuesit Dritan Gina. Pas rikthimit, prokurorja finalizoi hetimet duke çuar ne burg ish zyrtarët e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *