Policia e Kukësit arrestoi 6 persona, të akuzuar për trafikimin te qenieve njerëzore. Te prangosurit trafikonin refugjate nga Lindja e Mesme. Emigrantët hynin nga kufiri jeshil midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe vazhdonin më tej drejt Kukësit, duke kaluar gjithashtu nëpërmjet kufirit të gjelbër. Në pranga ranë Liridon, Ndriçim e Shkëlzen Duraku, si dhe Admir Adcemaj e Egzon Tusha, të gjithë nga Kukësi. Policia arrestoi dhe Hamid Rahmanin, 44 vjeç, banues ne Afganistan. Arrestimi i tyre u bë ne Rrugën e Kombit në dalje të tunelit të Kalimashit, ndërkohë që në automjetin e tyre po transportonin 18 shtetas të dyshuar afganë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.