E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohen futbollistët e Këlcyrës

Ilustrim · Vizion Plus

Dhuna e një ditë më parë në stadiumin e Përmetit ka çuar në prangat e policisë tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës. Të arrestuari janë: Entilion Kamberaj 30 vjeç, Andi Hina 21 vjeç, dhe Meleq Xhakollari, 21 vjeç. Sipas policisë, incidenti ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, kur lojtarët e Këlcyrës goditën me shkelma dhe grushta gjyqtarët. Dhuna është dënuar edhe nga federata shqiptare e futbollit, e cila paralajmëroi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh