E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohen dy vëllezër, tentuan të grabisnin

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia këtë të diel, të dyshuar për një grabitje të mbetur në tentativë me datën 7 prill. Operacioni i koduar “skafandra” ka çuar në pranga Marian dhe Albert Gjonpalaj. Me datën 7 prill ata tentuan të grabisnin një person në Kombinat, në momentin që ai po dilte nga një bankë e nivelit të dytë. Vëllezërit u shpallën në kërkim menjëherë pas ngjarjes, ndërsa për më shumë se 3 javë kanë mundur t’i fshihen policisë. Vëllezërit do te përballen me akuzën vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë