E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohen dy të rinj në Durrës

Dy te rinj nga Shijaku janë venë në prangat e policisë se Durrësit, pasi kanë vjedhur një banese ne fshatin Pjeze. Erald Allushi 19 vjeç dhe Armando Reka 18 vjeç, akuzohen se kane grabitur 600 euro dhe 100 mije lekë të reja. Policia ka arritur të bjerë ne gjurmët e tyre dhe pas kontrollit te kryer, ka gjetur dhe sekuestruar paratë e grabitura, nje granate ofensive, si dhe një kallëp tritol me ndezës elektrik te montuar. Dy të rinjtë akuzohen edhe për një vjedhje tjetër, në Shijak në 20 nëntor te vitit të kaluar, ku kane bastisur një shtëpi dhe kane marre 1150 euro.

 

x

Vazhdo të lexosh

Reklamë