Dy shqiptarë të moshës 40 dhe 56 vjeç janë arrestuar nga punonjës policie të Patrullës së Drejtorisë së Policisë së Athinës, të akuzuar për trafik droge.

Sipas informacioneve, pas hetimeve për persona që trafikonin sasi kanabisi në qendër të Athinës, dy të pandehurit u gjetën dhe u vërtetua aktiviteti i tyre kriminal.

Nga kontrolli që pasoi, në zotërim të tyre, si dhe në një shtëpi, u gjetën dhe u konfiskuan: 960,8 gram kanabis në pako individuale najloni për qëllim trafikimi, 2 celularë dhe një peshore elektronike precize. Dy të arrestuarit me rastin e ngritur ndaj tyre janë dërguar në prokurorinë kompetente. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *