E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohen dy persona për spiunazh në Gjermani

Dy shtetasit gjermanë me prejardhje nga Rusia akuzohen se kanë vepruar si agjentë dhe për planifikimin e veprave të sabotazhit.

Prokurorët gjermanë thanë të enjten (18.04.) se policia në qytetin bavarez Bayreuth kishte arrestuar dy burra të dyshuar për spiunazh për Rusinë.

Reklamë

Të dy akuzohen, ndër të tjera, se kanë vepruar si agjentë për qëllime sabotazhi dhe për përgatitjen e eksplozivëve, njoftoi Prokuroria Federale Gjermane në Karlsruhe.

Policia federale arrestoi Dieter S. dhe Alexander J. dhe në bashkëpunim me policinë e landit të Bavarisë, kontrolluan shtëpitë dhe vendet e punës të të pandehurve.

Reklamë

Dy të dyshuarit thuhet se kishin vëzhguar objektiva të mundshme për t’i sulmuar, përfshirë dhe baza ushtarake amerikane në Gjermani.

Dieter S., për të cilin prokurorët thonë se ishte në kontakt me një agjent të shërbimit sekret rus, akuzohet gjithashtu për komplot me qëllimin për të shkaktuar një shpërthim dhe zjarrvënie.

I akuzuari thuhet se ka shkëmbyer ide me agjentin që nga tetori i vitit 2023 për veprime të mundshme sabotuese.

Veprimet kishin në veçanti për qëllim të minonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën./DW/

Vazhdo të lexosh

Reklamë