Një 35-vjeçar nga Skrapari dhe një 34-vjeçar nga Tepelena u arrestuan nga policia në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Kasharit, pas informacioneve të marra se transportonin droge. Anest Koromani dhe Romeo Bega, i cili në momentin e parë të ndalimit nga efektivët tentoi t’i largohej policisë, u arrestuan pasi në automjet u zbulua 1 kg e 69 gramë heroinë. Lënda narkotike ishte e fshehur në 5 kuti metalike bojërash për lyerje të makinës me mbishkrimin “Liquid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë, nëse do të hidhej në treg me doza, heroina do të kapte vlerën prej rreth 70 mijë Euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *