E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

Arrestohen dy persona, paraqiteshin si policë për të grabitur

 

Paraqiteshin si punonjës policie dhe grabisnin qytetaret, por kane përfunduar ne pranga. Uniformat blu ne Kavaje u kane vene prangat dy personave, pasi paraqiteshin si punonjës policie. Operacioni i koduar “polici i rremë”, çoi në pranga Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç,   dënuar më parë për vjedhje dhe Ermir Bollmoshin, 26 vjeç, të dy banues në Kavajë.

 

Sipas policisë më 30 korrik janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek dy te rinj të cilëve ju kanë marrë çantat dhe 3 telefona celularë. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një dokument të rremë me logon e Policisë së Shtetit dhe 3 telefona celularë. Dyshohet se te arrestuarit e kane kryer edhe me pare ketë aktivitet.

Vazhdo të lexosh