Megjithëse ministri i shendetesise deklaroi zyrtarisht  se mjeket e kishin bere me profesionalizëm detyrën e tyre, Prokuroria mendon ndryshe. Organi i akuzës nxori dy urdhra ndalimi për mjekët Obsetrik- Gjinekologjik Helidon Klosi e Dritan Deçka, pasi ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Policia beri ne oret e vona te mbrëmjes se te shtunës ekzekutimin e urdhrit, duke arrestuar mjeket qe sipas hetuesve jane fajtore per vdekjen e nënës shtatzënë Aida Çajka dhe foshnjës qe ajo priste të sillte në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Prokuroria ka dhëne detaje te hetimeve te deritanishme nga te cilat rezulton se 35-vjeçarja u  vizitua nga mjekët Klosi dhe  Deçka  dhe se ata ne  konsultim me njëri-tjetrin, pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, e dërguan për t’iu  nënshtruar kontrollit nga mjeku kardiolog në qendrën spitalore universitare.  Por pas vizitës gruaja u transportua në një tjetër spital dhe konkretisht te “Shefqet Ndroqi”, për vlerësim nga pneumologu. Mëngjesin e 16 shtatorit Aida Cajka u rikthye përsëri në maternitetin “Koço Gliozheni”. Por këtë herë në gjendje akoma më të rënduar shëndetësore. Këto sorollatje sipas hetuesve kane sjelle vdekjen e pacientes dhe te foshnjës së saj. Për Prokurorinë e Tiranës, 2 mjekët e arrestuar kanë konsumuar element të e veprës penale dhe duhet te përballen me akuzën e mjekimit te pakujdesshëm, por jashtë hetimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *