E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen dy marokenë me dokumente të falsifikuara

Policia e Durrësit e nisi të hënën me disa operacione për goditjen e paligjshmërisë. Në një prej tyre u prangosën dy marokenë. Ata dyshohet se me dokumente të falsifikuara tentuan të kalojnë kufirin përmes Portit të Durrësit.

 

Uniformat blu arrestuan edhe një 42-vjeçar, i cili ka shkaktuar një aksident dhe për pasojë është plagosur lehtë një pasagjere.

 

Reklamë

Po këtë të hënë, u vunë në pranga dy persona të tjerë të cilët po digjnin mbetje të lëndëve drusore në një furrë gëlqereje.

 

Gjithashtu, nga Policia e Durrësit u procedua penalisht edhe pronarin e një lokali sepse kishte vendosur muzikë të lartë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë