E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 11 minuta më parë
Video · Kronikë

Arrestohen dy grabitës, vidhnin farmacitë

Policia e Tiranës identifikoi dhe prangosi dy grabitësit e farmacive te kryeqytetit. Këto janë momentet e grabitjes së fundit e realizuar prej tyre në një prej farmacive në rrugën e Kavajës.

Te prangosurit janë Kristi Çinari dhe Foti Kristali te dy 18-vjeçare. Sipas policisë Çinari u ndalua pasi kishte shkelur masën e sigurisë arrest shtëpie. I riu ishte dënuar më parë për vjedhje.

Të dy në bashkëpunim dhe nën kërcënimin e armëve, ata grabisnin farmaci. Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e tyre u gjetën dhe veshjet, të cilat ishin përdorur gjatë grabitjeve. Ndërkohë policia vijon marrjen e tyre në pyetje, pasi ata dyshohen edhe si autorë të disa vjedhjeve me dhunë në Tiranë.

 

 

Më shumë video

Reklamë