E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohen dhunuesit e të moshuarës/ Hynë në banesën e 82- vjeçares për të grabitur

Dy të rinjtë që dhunuan tre ditë më parë një 82 vjeçare në fshatin  Shën e Premte në Divjakë janë vënë në pranga.

 

Reklamë

Kaleme Dardha tregon se u dhunua barbarisht nga Adrian Balla dhe Gentian Keçi 25 dhe 19 vjeç.  Ata hynë për të vjedhur në banesën e fqinjës së moshuar, tre ditë më parë, duke e ditur që 82-vjeçarja ishte e vetme dhe i vodhën me dhunë bizhuteritë e floririt.

 

Nëna

 

U ngrita natën vetëm kur shoh derën hapur, njëri nga këta ishte futur te dhoma e gjumit. Më kapi dhe më plasi për tokë, thashë çfarë duan me mua këta.

 

Ndërkohë, menjëherë pasi kanë mësuar ngjarjen, dy vajzat e saj Rahime Dardha dhe Hasime Goberja janë nisur urgjentisht nga Italia . Ato apelojnë njëzëri për drejtësi.

 

“Ç’ishte kjo që i ndodhi nënës sonë, ne duam drejtësi, nuk i kemi bërë gjë njeriu”.

 

Menjëherë pas ngarjes e moshuara bëri denoncimin dhe policia arriti të zbulojë se autorët ishin bashkëfshatarët e saj.  Nga hetimet rezultoi se Adrian Balla dhe Gentian Keçi janë autorë edhe të 5 vjedhjeve të tjera gjatë 2 javëve të fundit.

 

Policia e Divjakës sekuestroi bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura prej tyre.

 

Më shumë video

Reklamë