Ne nje superoperacion, policia amerikane e New Yorkut ka prangosur 120 persona, pjesëtarë te dy bandave rivale, qe kishin terrorizuar qytetaret. Aktiviteti i tyre zhvillohej kryesisht ne lagjen “Bronx” dhe te arrestuarit akuzohen per përfshirje ne 39 vrasje, grabitje, mashtrime te bankave, trafik droge dhe përdorim te armeve te zjarrit. Qindra police dhe agjente federale, u përfshinë ne operacion pas hetimeve qe zgjaten rreth nje vit ndaj bandave “Big Money Bosses” dhe “2Fly”, me mbikëqyrjen e helikopterëve dhe përdorimin e automjete te blinduara. Sipas autoriteteve, operacioni i se mërkurës ishte me i madhi ne historinë e Nju Jorkut ndaj bandave te rrugës. Përplasjet mes grupeve qe nga viti 2007 kishin çuar ne nje seri vrasjesh, grabitjesh dhe rrahjesh, ndërsa objekt i sulmeve ishin bere edhe njerez te pafajshëm. Prokurori i Manhatanit deklaroi se tashme qytetaret mund te jetojnë te qete, pa dhune dhe grabitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *