Dy shqiptarë, përkatësisht babë e bir, janë arrestuar nga Policia greke, pasi kanë dhunuar efektivët, si edhe kanë shkaktuar dëme materiale në makinën e patrullës.

 

Sipas medieve të vendit fqinj, 40 vjeçari i biri 21 vjeç pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e dënimit.

 

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Selanik. Efeltivët e Policisë shkuan në lagjen ku jetonte familja shqiptare, pasi ishin njoftuar për prishje të qetësisë publike nga ana e tyre, duke organizuar festë me muzikë të lartë në shtëpi, gjë që ka shqetësuar fqinjët e tyre.

 

Babë e bir sulmuan policët dhe u dëmtuan makinën e patrullës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *