Dy shtetas anglezë janë arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit policor të koduar “Coctail”.
Në pranga ranë shtetasit J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, lindur dhe banues në Londër, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj./vizionplus.tv





