Arrestohen 6 policë të burgut të Peqinit ( EMRAT)

Gjashtë policisë të burgut të Peqinit janë vënë në pranga.
Prangosja e tyre është bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Arrestimi u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.
Më poshte inicialet e efektiveve të burgut të Peqinit të arrestuar në flagrancë:
– F.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)
– J.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)
– L.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)
– A.T (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)
– B.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)
– Y.P (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)
Këta shtetas kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.



