Policia e Sarandës ka arrestuar 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shqiptare të Kadastrës.

 

Mësohet se dy prej tyre janë arrestuar pikërisht në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer kontrolle në shtëpitë e katër të arrestuarve.

 

Kujtojmë se pak javë më parë, policia e Sarandës, sërish me urdhër të Prokurorisë së Vlorë, arrestoi shefen e IMT-së, Romina Pulaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi sipas prokurorëve kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *