E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohen 4 terroristë në Bruksel

Njësitë antiterrorizëm në Bruksel, kanë arrestuar katër persona, të cilët dyshohet se rekrutonin individë, për t’i dërguar më pas në zonat e konfliktit në Siri dhe në Libi. Ndalimi i militantëve është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin Antwer. Hetimet paraprake bëjnë me dije se ka patur indice se ata mund të kryenin edhe sulme në Belgjikë. Ata përjashtuan mundësinë që të kenë patur lidhje me sulmet terroriste të 22 marsit në Bruksel ku humbën jetën 31 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë