Subscribe

Një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve është goditur nga sektori i Trafiqeve në Policinë e Tiranës, duke sekuestruar 10 pistoleta dhe municione luftarake.

Ky është momenti kur agjentët ndërhynë dhe arrestuan në flagrancë 4 kosovarë të dyshuar si trafikantë të armëve.

Në pranga ranë 28-vjeçari Blerim Krasniqi, Muhamet Krasniqi 20 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç dhe Edonis Thaçi, 25 vjeç.

Ata sillnin armër e zjarrit në Shqipëri dhe i shisnin më pas tek grupet kriminale me cmime nga 1500 deri në 3000 euro. Armët e zjarrit të llojit pistoletë ishin të reja.

Trafikantët u kapën në një vendparkim autobusësh në kuadër të operacionit “Transportuesi 2”. Dyshohet se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamet Krasniqi  në bashkëpunim me Benjami Shalën kishin futur armët e zjarrit në linjën e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit. Ky i fundit ka pranuar se ishte në dijeni të aktivitetit kriminal.

Burimet bënë me dije se grupi kishte të paktën një vit që trafikonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe prej 7 muajsh ishte në ndjekje. Pistoletat dhe municionet shiteshin kryesisht në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Madje dyshohet  se armët trafikoheshin edhe në Greqi për llogari të grupeve kriminale. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *