Kronikë
Arrestohen 2 të rinjtë që kalonin emigrantë të paligjshëm drejt BE

Dy shtetas të rinj u arrestuan këtë të enjte nga Policia e Korçës pasi akuzohen për kalim të emigrantëve të paligjshëm jashtë kufijve.
Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasit O. Sh., 25 vjeç, banues në Durrës dhe M. A., 22 vjeç, banues në Shën Vlash të Durrësit.
Ata u kapën nga shërbimet policore në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Kundrejt fitimit, atyre iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




