E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes së Benzit në Vorë

Policia ka identifikuar  dhe arrestuar 2 autorë të dyshuar, për vjedhjen e ndodhur dy ditë më parë në Vorë, ku pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., kanë marrë një portofol të ndodhur brenda në mjet.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë Paulin Tusha, 21 vjeç dhe E. P., 17 vjeç, ndërsa në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një sasi monetare në lekë dhe në euro, bizhuteri, sende të ndryshme dhe sendin me të cilin kryenin thyerjen e xhamave dhe hapjen e grilave.

 

Reklamë

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë të dyshuar edhe të dy vjedhjeve të tjera. Ato kanë  vjedhur banesën e shtetasit N. Gj dhe kanë vjedhur sende në mjetin në pronësi të shtetasit M. D.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë